
Promovimi i projektit
Ne kemi qenë në disa shkolla fillore dhe të mesme në Komunën e Prishtinës, Fushë Kosovës dhe Obiliqit. Në këto vizita, ne kemi pasur kënaqësinë të prezantojmë para nxënësve projektin tonë të trashëgimisë kulturore. Kjo ka përfshirë një gamë të gjerë materialeve vizuale dhe informative, duke përfshirë prezentime multimediale, materiale të shkruara dhe demonstrime praktike që kanë ndihmuar në shpjegimin e rëndësisë së trashëgimisë kulturore dhe në thellimin e njohurive të nxënësve mbi këtë temë kaq të rëndësishme.
Gjatë këtyre prezantimeve, ne kemi pasur mundësinë të informojmë nxënësit për mënyrat e aplikimit në projektet e trashegimisë kulturore. Kemi përfshirë informacione të detajuara rreth procedurave, kritereve dhe afateve për aplikim, duke inkurajuar nxënësit të marrin pjesë aktive në ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore të vendit tonë.
Reaksioni i nxënësve ka qenë shumë inkurajues, me shumë prej tyre treguar interes të madh dhe dëshirë për të marrë pjesë në projekte të ngjashme në të ardhmen. Ata kanë shfaqur një ndërgjegje të lartë për trashëgiminë e tyre kulturore dhe një vullnet të fortë për ta mbrojtur atë për brezat e ardhshëm.
Vizitat në këto shkolla kanë qenë një përvojë e frytshme dhe inkurajuese për ne si ekip, duke na dhënë një shans të madh për të ndarë vlerësime dhe përvoja me nxënësit, si dhe për të frymëzuar të rinjtë për të qenë pjesë e ndryshimeve pozitive në shoqërinë tonë duke ruajtur dhe promovuar trashëgiminë tonë kulturore.