
THIRRJE PËR NXËNËSIT E PASIONUAR NË ART DHE KULTURË
A jeni nxënës i/e pasionuar pas artit dhe kulturës!?
Nisuni në një udhëtim kreativ me ne. Thirrje për të gjithë nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme të tregojnë aftësite e tyre artistike në konkursin tonë të çmuar të Artit të Pikturës dhe Fotografisë. Shprehni perspektiven tuaj unike dhe garoni për promovim dhe njohje të punës dhe talentit tuaj. Mos humbni mundësinë për të bërë artin tuaj të jetë i giallë në kanavace dhe bëni fotografinë e pëlqyer.
Aplikoni tani!!!!!
Pikturat dhe fotografitë duhet të jenë me motive të trashëgimisë kulturore si kalaja, rroba tradicionale, shtëpi të vjetra, orendi të vjetra shtëpiake, dhoma ndeje apo gjumi të moçme, etj.
Për më shumë informacione dhe aplikim të pikturave dhe fotografive ju lutem na shkruani në emailin: hubprishtina@gmail.com
Ky projekt mbështetet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.
Prishtina Innovations Hub

